Pastrimi i parave, Tabaku: Shqipëria bie me 28 vende në renditjen e Moneyval

tabaku 10 1100x620

Shqipëria bie me 28 vende në klasifikimin e MONEYVAL, njofton deputetja demokrate Jorida Tabaku, sipas së cilës, vendi ynë wshtw parajsa e pastrimit të parave në Europë.

Tabaku shpjegon se “Shqipëria gjendet në listën gri të MONEYVAL dhe konsiderohet nga Indeksi i Bazelit si një nga vendet kryesore ku mund të pastrohen paratë. Këtë vit indeksi rendit Shqipërinë të 72-tën, duke pasur rënie në raport me 2020”.

Deputetja demokrate, që shpjegon se mes arsyeve kryesore të kësaj rënieje janë “pastrimi i parave, korrupsioni dhe ryshfeti”.

Jorida Tabaku thekson gjithashtu se një nga 15 kushtet e BE për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare është pikërisht lufta kundër pastrimit të parave.