“Peshkoi” trupin e pajetë, por e rihodhi në det, arrestohet peshkatari

Peshkoi trupin e pajete por e rihodhi ne det arrestohet peshkatari 1100x620

Një peshkatar në Greqi është arrestuar pasi raportohet se ka ridhedhur ne det një trup të pajetë të ngecur në rrjetën e tij.

Incidenti ndodhi të dielën, në të njëjtën ditë kur viktima, një 74-vjeçar që gjuante për peshk me pushkë uji, u raportua i humbur pranë brigjeve të Pelionit. “Viktima u ngjit në bord dhe më pas u hodh përsëri në det teksa ishte në rrjetë”, tha Roja Bregdetare në një deklaratë. Patrullat detare dolën në kërkim të personit të humbur të cilin më pas e gjeti një palombar.

Peshkatari 52-vjeçar do të procedohet me akuzën e mosraportimit të zbulimit të një trupi të pajetë, tha Roja Bregdetare.

Pelion është një prej vendeve më të vizituara të Greqisë, me mijëra turistë.