Rama: Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit

rama 4 1100x620

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se nisma “Open Balkan” është “pjellë e Procesit të Berlinit” dhe jo në kontradiktë me të.

“Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është në kontradiktë me Procesin e Berlinit. Është mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit”, theksoi Rama.

Sipas kreut të qeverisë, “rezultatet e Open Balkan kanë filluar të flasin dhe do të flasin gjithmonë e më shumë”.

“Open Balkan është mjeti i rajonit për të implementuar Procesin e Berlinit. Gjëja tjetër e rëndësishme është që teoritë e konspiracionit, që kjo nismë është e organizuar nga forca të treta apo janë të hedhura nga BE për të na gënjyer neve, që mos të na fusin kurrë në BE, janë dokrra. Kancelarja në 2014 tha: “Ju nuk jeni në Bashkimin Evropian, por jeni evropianë. Punoni që rajoni të ngrihet ekonomikisht, politikisht dhe nga ana sociale. Nuk kemi pse presim për të ndërtuar autostrada apo tregje të përbashkëta”, u shpreh Rama.