Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ronaldo nuk mjafton, kampionët e Zvicrës përmbysin Manchester United

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 20:53 | Futboll
Ronaldo nuk mjafton, kampionët e Zvicrës përmbysin Manchester

Manchester United e ka nisur këtë sezon në Champions League me humbje edhe pse në formacion ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez shënoi pas 13 minutave loje dhe u krijua ideja se Young Boys kapitulloi, por nuk ishte aspak kështu. Kampionët e Zvicrës besuan dhe tentuan me të gjitha mënyrat për të shënuar golin e barazimit.

Për skuadrën e Solskjaer u bë gjithçka e vështirë në minutën e 35 kur Wan-Bissaka u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë. Moumi Ngamaleu barazoi në minutën e 68, ndërsa në minutat e shtesës Siebatcheu shënoi edhe golin e fitores për Young Boys.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj të marte, Sevilla-Salzburg nuk pati fitues pasi takimi u mbyll 1-1.

A2 CNN Livestream

Dita jonë