Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

S’ka konsensus mes partive, Presidentja: Zgjedhjet lokale në Kosovë nuk shtyhen

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 13:35 | Kosova
S’ka konsensus mes partive, Presidentja: Zgjedhjet lokale në

Zgjedhjet lokale në Kosovë nuk do të shtyhen, por do të mbahen siç ishte parashikuar, në datën 17 tetor. Konfirmimi ka ardhur nga presidentja, Vjosa Osmani, pas konsultimit të shkurtër me të gjitha partitë politike në vend.

Përmes një konference për shtyp, ajo tha se pavarësisht rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve.

“Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi më tej se do ta respektojë qëndrimin mbizotërues për këtë çështje, por saktësoi se kjo nuk do të thotë që pajtohet me vendimin për mosshtyrjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë, në mbështetje të caktimit të një date tjetër për zgjedhjet lokale ishte dhe kryeministri, Albin Kurti. Megjithatë, pohoi se do të respektojë vendimin e partive opozitare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani