SPAK i përgjigjet Presidentit: Asnjë ministër nën hetim

spak ndrangheta hetimet frame 0 1100x620

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, sa i përket kërkesës së tij për informacion mbi emrat e dërguar nga Rama për dekretim si ministra të kabinetit të ri qeveritar

Sipas SPAK, asnjë prej emrave te paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë se Posaçme.

Një ditë më parë, ishte Prokuroria e Përgjithshme që i ktheu të njëjtën përgjigje presidentit, duke thënë se për asnjë nga 16 ministrat e propozuar nga Rama nuk ka të regjistruar ndonjë hetim penal nga prokuroritë e vendit.

Ndryshe nga sa bëri me dekretimin e Edi Ramës, të cilin e mandatoi menjëherë pas konstituimit të parlamentit, Meta kërkoi informacione shtesë për 16 ministrat e propozuar nga Rama. Sipas afateve që janë të parashikuara në Kushtetutë, ministri emërohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve.