Studimi i The Lancet: Dy doza janë të efektshme, nuk nevojitet një e tretë

GJERMANIA DOZA E 3 frame 536 1100x620

Vaksinat janë mjaftueshëm të efektshme në parandalimin e sëmundjes së rëndë nga Covid-19, dhe aktualisht nuk është e nevojshme që popullata e përgjithshme të marrë një dozë të tretë.

Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar më 13 shtator në revistën mjekësore The Lancet. Disa shtete kanë filluar që të ofrojnë doza shtesë nga frika e variantit më ngjitës, Delta megjithë thirrjet e OBSH për të pritur edhe pak, pasi shtetet e varfëra kanë mungesa të furnizimeve me vaksina.

Por, raporti i përpiluar nga shkencëtarë të ndryshëm, konstaton se dozat përforcuese në popullsi nuk janë të përshtatshme në këtë fazë të pandemisë.

Sipas autorëve të studimit, vaksinat vazhdojnë të jenë shumë efektive ndaj simptomave të rënda të COVID-19, në të gjitha variantet kryesore të virusit, përfshirë edhe Deltën. Sic thuhet, variantet ekzistuese nuk janë të zhvilluara sa duhet për ti shpëtuar mbrojtjes imunitare të ofruar nga vaksina.