Vaksinimi në Vlorë, rregullat po afrojnë studentët tek vaksina

Procesi i vaksinimit në Vlorë ka ecur me ritme të kënaqshme sa i takon moshës së tretë dhe personave që kanë sëmundje shoqëruese.

Por, pjesa më aktive e popullatës në këtë qytet, që janë kryesisht të rinjtë, vijojnë të tregohen ende indiferentë, përfshi këtu edhe studentët.

Por, rregullat e reja që synojnë ambiente më të sigurta në auditoret dhe konviktet në universitete, duket se kanë ngjallur interesin e studentëve për t’u vaksinuar, pasi është vërejtur një rritje e numrit të tyre.

Aktualisht, në Vlorë, që nga nisja e procesit të vaksinimit, në shkurt të këtij viti, janë vaksinuar mbi 92 mijë persona.