Vështirë për t’u besuar, arusha iu merr topin fëmijëve për të luajtur me këlyshin

Dy arinj të egër janë filmuar rastësisht nga banorët e një fshati në Indi ndërsa luajnë me një top që e rrëmbyen nga fëmijët.

Arusha dhe këlyshi i saj po qëndronin në pyllin e dendur të Sukigaon në Indi, kur një top shkoi drejt tyre nga disa fëmijë që po luanin futboll pranë.

Nëna arushë vrapoi drejt tij dhe kur e pa që nuk përbënte rrezik nisi ta hidhte topin lart e poshtë si për të argëtuar këlyshin e saj.