Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Çapjas dhe 3 të tjerëve

Përditësuar më: 14/9/2021, ora 16:37

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Çapjas dhe 3 të tjerëve

Përditësuar më: 14/9/2021, ora 16:37

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale për katër nga gjashtë personat e akuzuar nga SPAK për ekzekutimin e bujshëm të Gentian Beqirit dhe babait të tij në vitin 2012 në Elbasan.

Sipas vendimit të gjykatës, në bankën e të akuzuarve do të ulen Ardian Çapja, Ervis Bardhi, Klajdi Dokolli dhe Etien Cani, mbi të cilët rëndon akuza e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Për dy të akuzuarit e tjerë për ngjarjen, Florec Çapja dhe Olsi Leka, i njohur dhe si Jorgo Leku çështja është veçuar, në pritje të ekstradimit të tyre përkatësisht nga Dubai dhe Greqia.

Në seancën e kaluar prokurori kërkoi bashkim të çështjes, pasi Florenc Çapja konfirmoi për gjykatën të kishte marrë dijeni për procesi, por gjykata nuk u shpreh për të.

Vrasja e babë e bir gushtin e vitit 2012 në Elbasan tronditi opinionin publik, për shkak se Gentian Beqirit ishte në “arrest shtëpie” dhe me punonjës policie tek dera, kur autorët u futën në shtëpi dhe vranë atë e të atin, Nezir Beqiri.

Ngjarja u zbardh 8 vite më vonë pasi Ervis Bardhi, i dyshuar si ekzekutori i Gentian Nezirit, pranoi të bashkëpunojë me drejtësisë. Sipas hetimit të kryer nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja është porositur nga Ardian e Florec Çapja dhe për të Bardhi e Olsi Leka janë paguar me 50 mijë euro.

Vrasja kishte si motiv hakmarrjen, pasi Çapajt dyshonin se Beqiri kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tyre.