Aksident në Bulqizë, minatori mbetet i bllokuar në galeri

Minieira bulqize 1100x620

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Bulqizë, ku sipas informacioneve paraprake një minator ka mbetur i bllokuar në galerinë e një subjekti minerar.

Sipas dëshmive, punëtori ka mbetur i bllokuar brenda për shkak të një rënie të një masivi minerali.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.