Aksidenton për vdekje këmbësoren në Lushnjë, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Aksident ok e1630165907357 1100x620
Pamje ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Sipas Policisë, një automjet tip Ford ka aksidentuar për vdekje një këmbësore në afërsi të fshatit Karbunarë. Bëhet fjalë për një 70-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë pas përplasjes.

Policia njofton se është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.