Arrest shtëpie për teknikun e ashensorit që u shkëput në Astir dhe u plagosën 2 gra

Gjykata TiraneProcesi Kontrolloret kunder AlbcontrolSeanca e parezhvillimi 8Pri2021 frame 11979 1100x620

Gjykata e Tiranës lë në “arrest shtëpie” Dëfrim Shabanajn, teknikun e ashensorit që ra pak ditë me parë në Astir.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg” njëmujor derisa të dalë akt-ekspertimi.

Në orët e vona të së shtunës, 2 gra mbetën të plagosura si pasojë e shkëputjes së ashensorit të pallatit të tyre, në zonën e Astirit.

Ato ishin brenda ashensorit, kur kabulli i tij është këputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë.