Besart Berisha rikthehet në vendlindje, firmos me Prishtinën

besart berisha

Pas 193 golash dhe dhjetëra aventurash të kontinente të ndryshme, Besart Berisha zgjedh të rikthehet vendlindje dhe ndoshta t’i jap atje fund karrierës së tij.

36-vjecari është goditja surprizë e Prishtinës, përforcimi më i bujshëm i kryeqytetasve në merkato për sezonin që sapo ka nisur. Berisha kthehet në Kosovë pas 10 vjetësh në Australi, kampionat në të cilin u kthye në legjendë si i vetmi futbollistë që arriti kuotën e 140 golave.

Bomberi luajti për skuadra si Brisbane Roar, Melburn Viktori apo Wester United. Australia ishte toka e preferuar, megjithatë sulmuesi Kosovar provoi shumë eksperienca pozitive gjatë karrierës, duke nisur nga kampionati gjerman me Hamburg, në Danimarkë me Alborg dhe Horsens, por edhe të pasuksesshme si ato në Angli me Bërnlej, apo në Japoni me klubin e Sanfris Hirohsima.

Në vitin 2006, Besart Berisha debutoi më përfaqësuesin shqiptare duke u cilësuar si një prej futbollistëve më premtues të Kombëtares. Largësia e madhe duke qenë pjesë e kampionatit Australian vështirësoi vazhdimësinë e Berishës veshi për herë të fundit fanellën kuqezi në vitin 2009.

7 vjet më vonë, FIFA pranoi kërkesën e futbollistit për të përfaqësuar Kosovën, me Berishën që debutoi në kualifikueset e Botërorit të vitit 2018 kundër Islandës, ndeshje që ishte e para dhe e fundit e bomberit me dardanët.