Britania përgatitet për dimrin, dozë e tretë për personat mbi 50 vjeç dhe grupet e rrezikuara

Britania e Madhe do të ofrojë një dozë të tretë të vaksinës së koronavirusit për të gjithë ata mbi moshën 50-vjeçare, punonjësit e shëndetësisë dhe persona të tjerë vulnerabël, për të ndihmuar vendin të frenojë infektimet gjatë stinës së dimrit.

Dozat përforcuese, të cilat do të fillojnë të aplikohen që nga java e ardhshme, u aprovuan një ditë pasi qeveria konservatore mbështeti planet për ti dhënë një dozë të vaksinës së Pfizer adoleshentëve nga 12-15 vjeç.

“Besojmë fort se vaksinat kanë sjellë ndryshim të theksuar në jetët tona, dhe tani po intensifikojmë përpjekjet duke ja ofruarvaksinën personave 12-15 vjec, mbi bazë të rekomandimit të ekspertëve të shëndetësisë. Për ata mbi moshën 50-vjeçare dhe të gjithë të tjerët që janë më të rrezikuar, do të japim dozën e tretë, 6 muaj pas të dytës. Kjo nënkupton se do të ndërtojmë mure edhe më të lartë imunizimi dhe mbrojtje nga vaksina në këtë vend.”, u shpreh Boris Johnson.

Autoritetet thonë se vaksinat e Covid-19 kanë shpëtuar më shumë se 112 mijë jetë njerëzisht dhe kanë parandaluar më mbi 24 milion raste. Johnson shpreson se programi, I cili ndërmerret pa të dhëna të sakta mbi efektshmërinë e tij, do të nënkuptojë që spitalet të mund të përballojnë barrën e infektimeve gjatë dimrit, pa qenë nevoja për një lockdown të ri. Por do të ketë gjithashtu një Plan B rezerve, që do të përfshijë certifikata të detyrueshme vaksinimi në ambjente të caktuara, maska me detyrim dhe punë nga shtëpia.

“Nuk jemi përballur ende me një dimër me variantin delta, kështu që nese situata do të rëndohet për shkak të ftohjes sëmotit dhe transmetueshmërisë më të lartë të Deltës, mund të vendosim të aktivizojmë planin B.”

Johnson shfuqizoi kufizimet e fundit tëkoronavirusit në Angli në muajin korrik me qëllimin e rikthimit në normalitet.