F1 publikon imazhet dramatike të aksidentit Hamilton-Verstappen

aksidenti 1100x620

Imazhe të reja të aksidentit ndërmjet Lewis Hamilton dhe Max Verstappen, në garën e Monza, gjatë fundjavës që kaloi.

Pamjet nga kamera me kënd 360 gradë, e vendosur në pjesën e përparme të makinës Mercedes, tregon momentin dramatik, ku kampioni i botës rrezikoi seriozisht jetën. Njëvendëshja e Verstappen kaloi praktikisht mbi atë të Hamilton dhe nëse nuk do të ishte për sistemin “Halo”, goma e pasme do ta kishte goditur britanikun në kokë.

Pamjet e publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit tregojnë realisht atë çfarë ka ndodhur dhe konfirmojnë që aksidenti mund të kishte qenë fatal.

Rivalët për titullin botëror u përfshinë në një përplasje të dhunshme, nga e cila Hamilton pësoi lëndime në qafë, ndërsa Verstapen u cilësua fajtor për drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme dhe u penalizua me zbritjen e tre pozicioneve në startin e garës së ardhshme.

Kamera 360 gradë, e cila zbuloi imazhet e reja, është instaluar në makinat e Formula 1 prej vitit 2018, por imazhet e tyre nuk janë përdorur asnjëherë gjatë transmetimit të garave. Deri më tani, në kanalet zyrtare të Federatës së Automobilizmit janë publikuar vetëm disa video të përzgjedhura, duke përfshirë këtu edhe xhirot e shpejta të Hamilton në vitin 2018 në Singapor dhe në 2019 në Monako.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019