Kërkohet ndryshimi i emrit të Zelandës së Re

hypatia h bbca6f96c11c9304e83f2594a385d36d h c67620855c79bfb7986e2611d1af1fc1 1100x620

Partia Maori në Zelandën e Re, ka bërë një peticion në të cilin kërkon ndryshimin zyrtar të emrit të shtetit, në Aotearoa. Peticioni gjithashtu i kërkon Parlamentit që të rivendosë emrat e qyteteve në gjuhën Maori.

“Gjuha Te Reo Maori duhet të ishte rivendosur me kohë në vendin që i takon, pasi është gjuha e parë e këtij vendi. Ne jemi një shtet polinezian, ne jemi Aotearoa”, shkruhet në peticion, ku kërkohet që këto ndryshime të kryhen brenda vitit 2026.

Në deklaratën e Partisë Maori thuhet se numri i personave që flisnin rrjedhshëm gjuhën vendase ra nga 90% në vitin 1910, në 26% në vitin 1950. “Në vetëm 40 vite, Kurora arriti të na heqë gjuhën dhe po e ndjejmë ende sot impaktin e këtij veprimi”, shkruhet në deklaratë. Sot, në Zelandën e re, sipas Partisë Maori, vetëm 3% e njerëzve flasin gjuhën e popullsisë indigjene. Deri tani, peticioni ka marrë mbi 12 mijë firma.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, nuk ka komentuar publikisht mbi peticionin, por ai është kundërshtuar nga lideri i partisë ACT, David Seymour. Në vitin 2020, Ardern pati deklaruar se përdorimi i termit Aotearoa ishte pozitive, por ndryshimi zyrtar i emrit nuk ishte marrë në konsideratë nga autoritetet.