Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Certifikata digjitale për Covid, Shqipëria lidhet me sistemin e BE, njihen dokumentet

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 15:41 | Aktualitet
Certifikata digjitale për Covid, Shqipëria lidhet me sistemin e BE,

Shqipëria lidhet zyrtarisht me sistemin e Bashkimit Europian për certifikatat digjitale për Covid-19. Kjo nënkupton që dokumentet e lëshuara nga autoritetet shqiptare që vërtetojnë vaksinimin, testet apo shërimin nga koronavirusi do të njihen në të gjitha vendet anëtare të bllokut, por edhe në disa të tjera jashtë unionit. Në të njëjtën kohë, edhe Shqipëria duhet të pranojë dhe njohë certifikatën digjitale për Covid për udhëtimet nga BE.

Eurokomisioneri për Drejtësi, Didier Reynders, tha se falë saj, qytetarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë të sigurt. “Gjatë kësaj vere ne kemi parë që qytetarët janë në gjendje të udhëtojnë të sigurt falë Certifikatës Digjitale për COVID të BE-së. Kjo është një situatë ku të gjithë fitojnë: qytetarët mund të gëzojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë dhe bizneset, si dhe sektori i transportit mund të fillojnë të kompensojnë humbjet e muajve të kaluara”.

Në total, në këtë skemë bëjnë pjesë 42 shtete, 27 anëtarët e BE-së dhe 15 jo anëtare. Që prej qershorit, në vendet e bllokut janë lëshuar 420 milionë certifikata digjitale për Covid-19. Bashkë me Shqipërinë, në sistemin e BE-së u futën edhe 6 shtete të tjera, si Izraeli, Maroku, Ishujt Faroe, Monako dhe Panamaja.

https://a2news.com/2021/09/15/mision-shendetesor-kunder-covid-prej-50-mld-eurosh-von-der-leyen-19-vende-do-te-kthehen-ne-nivelet-e-para-pandemise-brenda-vitit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë