Lewis Hamilton, në hotel me modelen e “OnlyFans”

Lewis Hamilton, pas ceremonisë së Met Gala, u kthye në hotelin e tij në Nju-Jork bashkë me një modele të OnlyFans, siç shihet nga fotot ekskluzive të “Daily Mail”.

Kampioni 36-vjeçar i Formula 1 u fut i pari në hotel, i shoqëruar nga truproja e tij, ndërsa disa minuta më vonë erdhi edhe Janet Guzman.

Kohët e fundit, flitej se Hamilton ishte në lidhje me 27-vjeçaren Camila Kendra, por duket se shija e pilotit të Mercedesit është për modele më “pikante”.