Lezhë, kamioni përplaset me autobusin. Plagoset një i mitur

Paraditen e së mërkurës, rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin”, janë përplasur një kamion me një autobus.

Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur dhe është transportuar në spitalin e Lezhës.

Drejtuesit e dy mjeteve u shoqëruan në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.