Miratimi i certifikatave digjitale të vaksinimit, Soreca: Vaksinimi kyç për të mbrojtur popullsinë

Soreca 1 1100x620

Edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca vlerësoi vendimin e Komisionit Europian për të njohur certifikatat digjitale antiCovid të lëshuara nga Shqipëria.

Diplomati i lartë europian shkruan se tashmë duhen shtuar përpjekjet për të vaksinuar dhe mbrojtur popullsinë dhe ndaluar përhapjen e virusit.

“BE vendosi sot se certifikatat për Covid-19 të lëshuara nga Shqipëria janë të barabarta me ato që lëshohen në vendet e Bashkimit Europian. Tashmë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lehtësojnë më lirisht në BE falë vendimit të sotëm. Vaksinimi është kyç për të mbrojtur popullsinë dhe për të ndalur përhapjen e virusit”, shkruan ambasadori në Twitter.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019