Nis gjyqi i parë për krime lufte në Hagë, Salih Mustafa akuzohet për vrasjen e bashkëatdhetarëve shqiptarë

Në gjykatën e posacme të Kosovës në Hagë, u hap procesi i parë gjyqësor për krime lufte, ndaj ish-pjesëtarit të UÇK, Salih Mustafa. Ndër te tjera ai për trajtim mizor, torturë dhe vrasje gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Sipas akuzës që është ngritur në qershor të vitit 2020 dhe konfirmuar në shtator të vitit të kaluar, krimet dyshohet të jenë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash të komunës së Prishtinës.

Mustafa ripërsëriti, në fjalën e tij të mërkurën së  është i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave të ngritura, ndërsa e krahasoi zyrën e prokurorit të posacëm, me atë të Gestapos.

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, gjatë fjalës hyrëse pohoi se viktimat e Mustafës nuk ishin armiq të shtetit të Kosovës, por bashkëatdhetarë të tij shqiptarë.

“Këta njerëz nuk ishin armiq të shtetit të Kosovës, ata nuk ishin spiunë. Ata ishin pjesëtarë të komunitetit, shqiptarë të pafajshëm të Kosovës, krimi i vetëm i të cilëve ishte se konsideroheshin si pengesë e UÇK-së dhe udhëheqësve të saj dhe prandaj ishin etiketuar si kolaboracionistë.”

Sipas Prokurorisë së Specializuar “faji i vetëm” i disa viktimave ishte se ishin pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas përfundimit të fjalës hyrëse të Prokurorit të Specializuar, Mustafa tha se nukd ëshron të jetë I pranishëm gjatë gjykimit dhe u largua nga salla.

 Në shtator të vitit 2020, Mustafa u bë personi i parë që arrestohej mbi bazë të akuzave të Prokurorisë së Posaçme për krime lufte në Kosovë.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar u arrestuan edhe ish-zyrtarët e lartë të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.