Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Osmani takon Stenmeier: Nuk mbështesim ide paralele me Procesin e Berlinit

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 12:07 | Kosova
Osmani takon Stenmeier: Nuk mbështesim ide paralele me Procesin e Berlinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për njohjet të reja, si dhe për anëtarësimin  e vendit në organizatat ndërkombëtare, gjatë takimit të zhvilluar me presidentin gjerman, Frank-WalterSteinmeier, në Gjermani.

Sipas një deklarate të publikuar nga Presidenca e Kosovës, Osmani ka kërkuar, gjithashtu, mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.

Kosovës i është premtuar liberalizimi i vizave që nga viti 2011. Tri vite më parë, Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e regjimit të vizave e po ashtu Parlamenti Europian votoi pro liberalizimit, por vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave.

Siç thuhet, Osmani diskutoi me homologun e saj gjerman edhe për Procesin e Berlinit, i cili sipas saj është shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në të njëjtën ditë kur kryeministri Albin Kurti, tha se nuk do të pranojnë alternative ndaj Procesit të Berlinit, pas takimit me liderët e tjerë të rajonit dhe kancelaren Merkel në Tiranë, edhe Osmani ia bëri të qartë presidentit Stenmeier, se nisma paralele të tilla si Open Balkans, nuk kanë mbështetjen e Kosovës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë