Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Parashikimi i motit: 15 shtator 2021

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 07:02 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 15 shtator 2021

Mbetet e kthjellët paraditja e kësaj të mërkure në të gjithë vendin, ndërsa pas mesditës vranësira të lehta shfaqen në skajin verior, por në mbrëmje dhe gjatë natës, gradualisht vranësirat do të shtohen mbi të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit vijojnë me një tjetër rritje të lehtë gjatë mëngjesit, por më e ndjeshme në mesditë, kur termometri maksimal në zonat malore i afrohet 30 gradëve. Mbi 33°C ngjitet maksimumi në Shkodër, Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor në pjesën më të madhe të ditës, por mesdita sjell sërish forcim afatshkurtër të shpejtësisë së erës, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare do të ngjitet mbi 3 ballë deri afër mbrëmjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë