Placido Domingo dhe Ermonela Jaho shkëlqejnë në skenën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit

Tenori i madh, Placido Domingo, u ngjit në skenën e re të Teatrit të Operës dhe Baletit, duke dhuruar spektakël bashkë me një nga artistet më në zë të muzikës klasike, Ermonela Jahon.

Domingo dhe Jaho interpretuan në festën e këtij institucioni që tanimë i gëzon artistët me një shtëpi artistike të rikonstruktuar.

Koncerti gala, këtë herë për shkak të pandemisë, nuk mundi të ishte për gjithë publikun e gjerë, por vetëm për disa fatlumë me ftesa.