Rama: 280 mijë nxënës do të përfitojnë nga librat falas

librat 1100x620

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, bëri me dije se vijon shpërndarja e teksteve shkollore falas “për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12”.

Sipas tij, qeveria mbështet me libra falas këtë vit shkollor 280 mijë nxënës.

“Mirëmëngjes dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.