Ulet numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, ai i viktimave vazhdon të jetë i lartë

KOSOVA 1 MIJE RASTE frame 34 1100x620

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë, ai i viktimave vazhdon të jetë i lartë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,845.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe 410 raste të reja të të infektuarve, bazuar në 8.789 testime të bëra në laboratorët publikë dhe privatë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 14.501 persona ndërsa mbi 385.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër koronavirusit.