Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vaksinimi i studentëve, ende asnjë miratim. Hoxha: Presim rekomandimet e Komitetit

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 14:45 | Sociale
Vaksinimi i studentëve, ende asnjë miratim. Hoxha: Presim rekomandimet

Fakultetet në kryeqytet kanë nisur ngritjen e stendave të vaksinimit për stafet pedagogjike, por mbi të gjitha për studentët. Nisja e vitit të ri akademik kërkohet të jetë e sigurt dhe kthimi në auditorë, sipas autoriteteve shëndetësore, duhet të kalojë nga vaksinimi.

Rektori Artan Hoxha ka ndjekur të njëjtën linjë rekomandimi për t’u vaksinuar, pa folur për detyrime: “Ne i besojmë shkencës, ndaj pedagogët dhe studentët duhet të vaksinohen për të mirën e përbashkët”. 

Ndonëse universitetet kanë autonomi në marrjen e vendimeve, Hoxha ia ka deleguar hyrjen në auditorë Komitetit Teknik të Ekspertëve: “Ne nuk privojmë studentët nga e drejta për arsim, por do të jetë Komiteti Teknik i Ekspertëve që do të vendosë”.

Në oborrin e Fakultetit të Ekonomisë është mbajtur edhe një përkujtimore për humbjen e jetës së dy pedagogëve dhe një studenteje, pas infektimit nga virusi. Në total, janë katër pedagogë, një studente dhe një punonjëse biblioteke që nuk e kanë fituar betejën me Covid-19. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë