Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja e Santiago Malkos, pezullohet një vit procesi ndaj 5 të akuzuarve

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 13:23 | Kronikë
Vrasja e Santiago Malkos, pezullohet një vit procesi ndaj 5 të

Gjykata e Posaçme pezulloi me një vit procesin ndaj 5 personave të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos në gusht 2019. Çështja u pezullua për të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Manxhaku dhe Dritan Agaj, për shkak se asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. Për të pandehurin e gjashtë Ilir Selmanin dosja kaloi në gjykim.

Në korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj të pandehurve Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj.

Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja ndodhi më 27 gusht të 2019-ës rreth orës 22 : 20, në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri viktima, Santiago Malko.

https://a2news.com/2019/08/28/atentati-ne-tirane-zbardhet-dinamika-dhe-historia-e-ish-efektivit-te-vrare/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani