Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Dajç, një e vdekur dhe një i plagosur

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 20:32
policia naten aksident plagosje 868x579

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Dajç, një e vdekur dhe një i plagosur

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 20:32

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç.

Policia bën të ditur se automjeti tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një shtetasja 60-vjeçare L.D., 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motoçikletë dhe ka marrë dëmtime bashkëshorti i saj, shtetasi F.D., 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motoçikletës.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit tip “Benz”.