Ambasadorja Kim takon gjykatësit e Kushtetueses: Shpreha respektin tim, po punojmë që të ketë anëtarësi të plotë

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 12:46
Kim gjykata kushtetuese 1024x576

Ambasadorja Kim takon gjykatësit e Kushtetueses: Shpreha respektin tim, po punojmë që të ketë anëtarësi të plotë

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 12:46

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në kuadër të rikthimit në seancë të Gjykatës Kushtetuese, vizitoi gjyqtarët duke i shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në punën e tyre.

“Shkova për t’u shprehur respektin tim gjyqtarëve. Kritike për Gjykatën Kushtetuese të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë”, shkruan ambasadorja, duke shtuar se “ne po punojmë me institucionet e duhura, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të ketë anëtarësi të plotë.”

Më parë gjatë mëngjesit, ambasadorja duke njoftuar për një intervistë ditën e sotme për ”Zërin e Amerikës”, shpërndau në rrjetet sociale një tjetër mesazh për të drejtuar shoqërisë shqiptare, i bëhej apel që të zgjidhte midis ndryshimit dhe “fantazmave” të së kaluarës.