Berisha nis “Foltoren”: Ditë e zezë për Shqipërinë, sot betohet kreu i Meduzës së krimit

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 18:22
16 SHTATOR BERISHA FORUMET frame 35213 1024x576

Berisha nis “Foltoren”: Ditë e zezë për Shqipërinë, sot betohet kreu i Meduzës së krimit

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 18:22

Ish-kryeministri Berisha ka nisur ditën e sotme të ashtuquajturën “Foltore” me demokratët, pas vendimit më të fundit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për ta lënë jashtë grupit themeluesin e Partisë Demokratike.

Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij me akuza të ashpra ndaj kryeministrit, duke e konsideruar ditën e sotme si të zezë për vendin, për shkak të betimit për herë të tretë në krye të qeverisë të Edi Ramës, që sipas tij e ktheu Shqipërinë në një narkoshtet.

“Pas themelimit të PD foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një parti më të bashkuar, më të fortë, më të hapur, më të sigurt për të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në parlament betohet për të tretën herë kreu i meduzës së krimit të organizuar. Një gangster që nuk njeh normë e ligj, por që ndërtoi në këtë tokë narko-shtetin e parë në Europë. Sot është ditë mynxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër, pasi ai në 8 vite ka mjeruar shqiptarët.

Sot shqiptarët paguhen 30% më pak se qytetarët e Kosovës. Sot është fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu që me vjedhje, në zgjedhje, taksa e tatime, PPP, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion. Sot është ditë fatkeqësie, kur në parlament betohet njeriu që e shndërroi Shqipërinë në qendrën e organizatave kriminale. Sot është ditë e vështirë, në parlament betohet njeriut, i cili duke zbatuar politika antishqiptare, detyroi në 5 vite të largohen nga Shqipëria 520 mijë njerëz”, u shpreh Berisha.