Europa League, Uzuni shënjestron Leverkusen, Hysaj e Strakosha e nisin nga stoli

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 14:28
Uzuni muriqi 1024x576

Europa League, Uzuni shënjestron Leverkusen, Hysaj e Strakosha e nisin nga stoli

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 14:28

Pas katër golave në kualifikueset e Champions, Myrto Uzuni kërkon të shënojë edhe në këtë edicion të Europa League. Ylli shqiptar shënjestron Bajer Leverkusen, në ndeshjen e parë të Grupit G, që Ferencvarosh do të luajë në transfertë.

Misioni nuk është i lehtë, pasi Leverkusen mbetet një prej skuadrave më të forta gjermane, por është pikërisht në këto raste kur Uzuni shkëlqen.

Do të qëndrojnë në stol dy kuqezinj të tjerë. Elseid Hysaj do të pushojë në sfidën e Lacios në Stamboll me Gallatasarajin, ndërsa Tomas Strakosha lihet sërish jashtë, pas problemeve me rinovimin e kontratës. Trajneri Sarri ka vendosur të aktivizojë disa lojtarë që kanë pak hapësira te Lazio, duke i dhënë shansin Muriqit, që do të zëvendësojë Immobile-n.