Gafa e pafalshme e Strakoshës ndëshkon Lazion në Turqi

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 20:55

Gafa e pafalshme e Strakoshës ndëshkon Lazion në Turqi

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 20:55

Qëndrimi në stol për një kohë të gjatë ka ndikuar negativisht te portieri i kombëtares shqiptare, Strakosha.

Ai është bërë protagonist negativ në ndeshjen e vlefshme në Europa League ndaj Galatasaray-t në Turqi.

Gardianit kuqezi iu dha mundësia ta niste këtë sfidë si titullarë, por nuk e justifikoi besimin, madje vendosi rezultatin në këtë sfidë. Strakosha u tregua totalisht i pavëmendshëm në minutën e 67 kur një top në ajër nuk arriti ta kontrollonte mirë, duke u futur më pas në portë. Ky gol vulosi edhe fitoren e skuadrës turke.

Ndërkohë, edhe Ferencvaros i Uzunit nuk arriti të merrte pikë në Gjermani ndaj Leverkusen, ku u mund 3-1. Sulmuesi shqiptar këtë sfidë e nisi nga stoli, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë, por pa arritur të lërë gjurmë.