Guardiola i tërbuar, dy yjet e City-t qortohen në fushë

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 12:18
guardiola 1024x576

Guardiola i tërbuar, dy yjet e City-t qortohen në fushë

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 12:18

Të fitosh nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Sidomos për një perfeksionist si Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, që mbrëmjen e djeshme e nisi aventurën në Champions League me një fitore 6-3 ndaj Leipzig.

Por, pavarësisht goleadës, trajneri u kap nga kamerat duke i bërtitur dy prej yjeve të ekipit, Jack Grealish dhe Riyad Mahrez. Të dy sulmuesit e krahut ishin nga më të mirët për ekipin, duke shënuar madje edhe gola, por Pep nuk ishte i lumtur me veprimet e tyre pa top.

“U thashë në pushimin e ndeshjes se si duhet të mbronin, por nuk e bënë këtë gjë. E di që ka raste kur është e vështirë të zbatosh detyrat taktike, por një vjedhje topi në një zonë të caktuar të lejon të shkosh në portë me një ose dy pasime”, tha Guardiola pas ndeshjes.

Vetë Grealish e shpjegoi kështu momentin kur u qortua ashpër nga trajneri: “Ishte për fazën e mbrojtjes. Unë e dëgjoj gjithmonë trajnerin”.