KLP emëron dy drejtuesit e prokurorive të Korçës dhe të Matit

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 12:50
klppp 1024x576

KLP emëron dy drejtuesit e prokurorive të Korçës dhe të Matit

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 12:50

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar edhe dy drejtues të tjerë prokurorie përkatësisht në Prokuroritë e Korçës dhe të Matit, duke e çuar në 7 numrin e drejtuesve të emëruar nga ky institucion për një periudhë 3-vjeçare.

KLP cakton në detyrë Dhorina Theodhori në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Korçë dhe Abaz Muçën në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat.

Emërimet e drejtuesve të Prokurorive:

  1. Anita Jella  – Prokuroria Durrës

2. Elizabeta Imeraj – Prokuroria Tiranë

3. Artan Shtrungza- Prokuroria Tropojë

4. Kreshnik Ajazi- Prokuroria Elbasan

5. Genti Xholi – Prokuroria Apel Tirane

6. Dhorina Theodori- Prokuroria Korçë

7. Abaz Muça- Prokuroria Mat