Liga e Konferencës, Roma kërkon trofeun, rrugëtimi drejt “Air Albania” nis nga CSKA e Sofjes

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 14:14
Mourinho 1024x576

Liga e Konferencës, Roma kërkon trofeun, rrugëtimi drejt “Air Albania” nis nga CSKA e Sofjes

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 14:14

Edhe pse nuk i takon të konkurrojë në nivelin e tretë të turneve të UEFA në rang klubesh në Evropë, Roma ka vendosur si synim për t’i shkuar deri në fund Ligës së Konferencës.

Skuadra e Jose Mourinhos, e cila ka rritur ndjeshëm prestigjin e këtij edicioni të parë, është pretendente kryesore së bashku me Tottenham për të mbërritur deri në finalen e madhe e cila do të luhet në stadiumin kombëtar shqiptar, “Air Albania”.  

Prova e parë për italianët është CSKA e Sofjes. Skuadra bullgare nuk është panjohur për italianët pasi jo më larg se një vit më parë, dy ekipet kryeqytetase u ndeshën në grupet Europa League, ballafaqim që përfundoi në favor të bullgarëve edhe pse Roma fitoi grupin dhe CSKA e mbylli në vendin e fundit.

Dueli është luajtur gjithashtu edhe 2 vjet më parë në Champions League. Mourinho do të bëjë rotacion sot e megjithatë një vend si titullar për Marash Kumbullën duket i vështirë.

Special One pritet t’ja besojë mbrojtjen Chris Smalling dhe Kalafiorit ndërkohë që një prej minutës së parë do të jetë edhe El Sharawi, autori i golit të fitores ndaj Sassuolos.

Jose Mourinho nuk e fsheh dëshirën për të ngritur lart edhe këtë trofe i cili do ta kthente portugezin në trajnerin e parë që arrin të fitojë të tre kompeticionet evropiane për klube.