Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mblidhet Task-Forca, Kukës, injorohen rregullat dhe masat anticovid

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 16:42 | Aktualitet
Mblidhet Task-Forca, Kukës, injorohen rregullat dhe masat anticovid

Persona të infektuar dhe që lëvizin lirshëm në qytet dhe madje frekuentojnë edhe punën, të rinj që qëndrojnë në lokale përtej orës policore në mbrëmje dhe ndërgjegjësim i ulët i zbatimit të masave anti-Covid, ishin problematikat e ngritura nga Task Forca e qarkut të Kukësit që menaxhon pandeminë e koronavirusit.

Përballë kësaj situate, drejtori i Policisë së qarkut të Kukësit, u shpreh se policia nuk mund ta përballojë e vetme situatën, ndërsa ka kërkuar listën e personave që rezultojnë pozitivë për të verifikuar izolimin e tyre.

Prefekti i qarkut Zenel Kuçana kërkoi shkundje të institucioneve për përmirësimin e situatës së krijuar nga shtimi i ndjeshëm i numrit të personave të infektuar me Covid.

Qarku i Kukësit, prej më shumë se një muaj është rikthyer në hartën e Covid-19  me shifra të larta infektimeve edhe pse procesi i vaksinimit po ecën me ritme të kënaqshme, ku rezultojnë të vaksinuar rreth 28 mijë persona në rang qarku.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu