Ndërpritet seanca e Kuvend, opozita kërkon praninë e kryeministrit

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 17:44

Ndërpritet seanca e Kuvend, opozita kërkon praninë e kryeministrit

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 17:44

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka ndërprerë sërish seancën pasi deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj bllokoi foltoren.

Opozita kërkon që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në sallë në momentin që kryedemokrati Basha do të kundërshtojë programin e tij qeverisës dhe kabinetin qeveritar.

Më herët grupi i PD, ndëpreu sërish seancën për disa minuta për të zhvilluar një mbledhje në sallën e seancave, e cili u ndërpre pas 15 minutash nga rinisja e punimeve prej kryetares Nikolla.