Nga Luftinja në Memaliaj, rruga që kushtoi 1.5 mln euro, por nuk shkëmbehen dot 2 vetura

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 16:39

Nga Luftinja në Memaliaj, rruga që kushtoi 1.5 mln euro, por nuk shkëmbehen dot 2 vetura

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 16:39

Rruga e rikonstruktuar që lidh banorët e tre fshatrave të njësisë administrative të Luftinjës në bashkinë e Memaliajt me rrugen nacionale, është kthyer në një problematike për këta banorë.

Këta të fundit ankohen sa për cilësinë, parametrat, ashtu edhe edhe për disa segmente të rrugës që janë prishur dhe që janë kthyer në burim aksidentesh.

Madje banorët aludojnë se 1.5 milionë eurot që janë hedhur për 15 kilometrrat e kësaj rruge, nuk u justifikojnë gjendjen në të cilën ndodhet rruga.

Ndërkohë Bashkia e Memaliajt nuk ka pranuar ta marrë në dorëzim këtë segment rrugor pikërisht për shqetësimet që ngrejnë banorët. Madje bashkia bën me dije se ka njoftuar edhe investitorin për të verifikuar investimin e bërë krahasuar me projektin e miratuar.