Nga titulli te shkrirja, Goga Basket tërhiqet nga kampionati

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 16:59
GOGA BASKET SHKRIRJA 1024x576

Nga titulli te shkrirja, Goga Basket tërhiqet nga kampionati

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 16:59

I themeluar 6 vjet më parë dhe kampion kombëtar në vitin 2019, Goga Basket pushon së ekzistuari. Një prej klubeve më të mirë organizuar të viteve të fundit dhe që i dha tempin basketbollit shqiptar, ka njoftuar se do të garojë më në nivelin e të rriturve.

Njoftimin vjen nga klubi durrsak që bën me dije tërheqjen nga Superliga e basketbollit si pasojë e vështirësive financiare dhe për këtë Goga drejton gishtin nga qeveria.

Premtimi i pambajtur për mbështetjen e sportit nga ana e bizneseve është arsyeja, sipas klubit, që ekipi i Goga Basket nuk do të konkurrojnë më në kampionatin elitar të vendit dhe do të rikthehet në momentin që do të ketë një ligj konkretë për sponsorizimet.

Megjithatë, kjo vlen vetëm për skuadrën e parë pasi akademia do të vazhdojë punën me moshat. Goga Basket u themelua në vitin 2015 dhe vetëm pas 4 vitesh arriti të kurorëzohet kampion për meshkuj. Largimi i klubit e lë kampionatin kombëtar të basketboll me vetëm 5 ekipe, por një alternativë është për momentin zëvendësimi i Goga Basket nga klubi i Dinamos.