Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Opozita e thërret në sallën e Kuvendit, Rama: Janë shumë detyra për t’u ndjekur, pasnesër duhet të largohem për shumë ditë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 18:25 | Politikë
Opozita e thërret në sallën e Kuvendit, Rama: Janë

Kryetari i Partisë Demokratike nuk pranoi të mbajë fjalën në Kuvend, pasi i pranishëm nuk ishte kryeministri Rama. Për rreth dy orë me radhë, punimet në seancën e së enjtes u ndërprerë, ndërsa kryeministri arriti në sallë në orën 18:00.

Rama u shpreh se ka ardhur në sallë vetëm pas kërkesës së opozitës, por sipas tij, nuk ka asnjë detyrim të jetë i pranishëm. Rama u shpreh se ishte larguar nga Kuvendi për shkak të ngarkesës së punës, ndërsa theksoi se do të largohet për shumë ditë drejt Amerikës.

https://a2news.com/2021/09/16/rama-pas-dekretimit-te-qeverise-do-te-shkoj-ne-shba-dhe-do-te-kthehem-me-lajm-domethenes-per-fa/

“Nuk shkruhet në asnjë rresht të rregullores që asnjë prej nesh ka detyrimin të qëndrojë në sallë. Gjithçka që thuhet këtu dhe ka interes për ne shënohet dhe analizohet më pas. Unë nuk erdha në orën 4, për shkak të ngarkesës së punës, si rezultat i faktit që pasnesër duhet të largohem për shumë ditë. Për këtë arsye janë shumë detyra për t’u ndjekur, por kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishit ngritur shqetësimin që unë të isha i pranishëm, unë thash se do të vijë në orën 5.

Me ne nuk keni fituar asnjëherë dhe nuk do të fitoni asnjëherë. Jam i gatshëm të dëgjojë kryetarin e PD dhe i qëndroj 100% të gjitha atyre që thash sot. Fakti që jam këtu, e gjykova të drejtë kërkesën tuaj që të jem këtu i pranishëm, por nuk kam asnjë detyrim kushtetues që të qëndroj këtu kur mendoni ju se duhet të qëndroj.

Mos abuzoni me tolerancën dhe mirësjelljen. Keni 8 vjet që përsërisni të njëjtën gjë, me shpresën që do të arrini tjetër rezultat, keni 8 vjet që e bëni këtë gjë. Jam këtu me kërkesën tuaj, pasi nuk kam asnjë detyrim të jem këtu”, tha Rama.

https://a2news.com/2021/09/16/nderpritet-seanca-e-kuvend-opozita-kerkon-pranine-e-kryeministrit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu