Pamje mahnitëse nga hapësira të aurorës australiane

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 09:48

Pamje mahnitëse nga hapësira të aurorës australiane

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 09:48

Astronauti Thomas Pesquet, 43 vjeç, ka arritur të shkrepë nga Stacioni Hapësinor disa imazhe mbresëlënëse të Dritave të Jugut, e njohur edhe si “Aurora australiane”.

Imazhet flakëruese, me nuancat magjepsëse të së gjelbrës duken tek ndrijnë përmbi tokë, duke dhuruar një pamje të rrallë për shkak të ndriçimit të fuqishëm të hënës së plotë.

“Hëna ishte shumë e ndritshme, aq sa krijoi një atmosferë shumë të veçantë dhe ndezi Dritat e Veriut’, shpjegoi Pesquet.