Parashikimi i motit: 16 shtator 2021

Publikuar më: 16/9/2021, ora 06:58

Parashikimi i motit: 16 shtator 2021

Publikuar më: 16/9/2021, ora 06:58

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë motin në të gjithë vendin deri në mesditë. Pjesa e dytë e ditës fuqizon kthjellimet në jug dhe pjesërisht në qendër, ndërsa veriu vijon me vranësira të shpeshta, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mesditës, megjithatë vlerat e mesditës ruajnë vlera të larta mbi 27°C në zonat malore dhe deri 32°C në zonat e ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në mesditë, nga drejtimi perëndimor deri afër mbrëmje kur era bëhet jugore, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare gjatë gjithë ditës mbetet i ulët.