Përuroi Operën, Meta nderon Placido Domingon me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Publikuar më: 16/9/2021, ora 14:51

Përuroi Operën, Meta nderon Placido Domingon me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Publikuar më: 16/9/2021, ora 14:51

Pas duartrokitjeve entuziaste të të pranishmëve të koncertit të tij të djeshëm në inaugurimin artistik të Teatrit të Operës së Baletit, miti i muzikës klasike, Placido Domingo, mori nga duart e presidentit Ilir Meta edhe titullin e “Kalorësit të Urdhrit të Skënderbeut”.

 Titulli iu dha tenorit që ndër të tjerat ka shkëlqyer në trion krahas Luciano Pavarottit dhe Jose Carreras, me motivacionin se “ka shkëlqyer me interpretimet e tij virtuoze në skenat operistike të mbarë botës. Me përulje të thellë për shembullin frymëzues, fisnik dhe artistik, duke na nderuar me praninë dhe interpretimin e tij të paharrueshëm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës së Baletit dhe Ansamblit Popullor shqiptar”.

Presidenti Meta e cilësoi artistin me famë botërore si “një prej personaliteteve më të shquara ndërkombëtarisht, një prej ikonave të gjalla të artit dhe muzikës botërore. Ishte një privilegj i veçantë ta kishim këtë ikonë të muzikën edhe në skenën shqiptare e të ndiqej nga afër prej artdashësve tanë”.