Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Programi i ri qeverisës, Rama: Të gatshëm për lëshime ndaj PD, do të rrisim pagat

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 15:12 | Politikë
Programi i ri qeverisës, Rama: Të gatshëm për lëshime

Legjislatura e re, ka nisur me një qasje të re të kryeministrit Rama ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Në fjalën e parë në Kuvend në mandatin e ri, kreu i qeverisë shtriu dhe njëherë dorën e bashkëpunimit ndaj Partisë Demokratike, ndërsa kërkoi që problemet e brendshme t’i zgjidhin bashkë.

“Ftesa jonë është e hapur për PD-në, jo për të bërë kompromis që ata të na bëjnë lëshime, por të dialogojmë që ne t’u bëjmë lëshime atyre.“

Programi i ri i socialistëve është i përpiluar në bazë të premtimeve elektorale, por kryeminsitri u zotua se secila prej pikave do të realizohet. Një ndër pikat më rë rëndësishme në program është dhe rritja e pagave.

Në vëmendje kreu i qeverisë solli dhe Open Balkan, si dhe mosmarrëveshjet me Kosovën për këtë nismë.

Lulzim Basha nuk nguroi të kundërshtonte kryeministrin që prej karriges së tij, por mesazhet e tij u injoruan nga ky i fundit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli