Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Programi qeverisës i “Rama 3”, Sulçe: Rritja ekonomike, e realizueshme. Pikëpyetje mbi uljen e borxhit publik

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 10:14 | Ekonomi
Programi qeverisës i “Rama 3”, Sulçe: Rritja ekonomike,

Një ditë pas prezantimit të programit të qeverisës "Rama 3", Producentja Ekzekutive e Biznesit në A2 CNN, Aurora Sulçe, deklaroi se në të ka tregues që janë të realizueshëm, duke sjellë shembullin e rritjes ekonomike.

“Ka tregues që janë të realizueshëm, si rritja ekonomike, 4.5%. Rritje ekonomike 4.5% në vit presupozohet të jetë e realizueshme. Qeveria synon të tregohet konservatore dhe në terren të sigurt”.

Por, sipas saj, pikëpyetjet ngrihen mbi instrumentat që do të përdoren për uljen e borxhit publik në 60%, kur pritet që ai të arrijë në 80%.

“Pikëpyetje ngrihen mbi instrumentat sesi do të realizohen. Ulja e borxhit në 60% deri në fund të mandatit, kur borxhi pritet të arrijë në 80%. Kemi shumë detyrime që duhen paguar si vendimet e arbitrazhit, vendimet për largimet e padrejta apo rimbursimi i TVSH, këto nëse i përfshihen borxhit, i kalon 80%. Qeveria në 4 vitet e ardhshme të tregohet konservatore dhe gërshëra të jetë te shpenzimet, që rritja e të ardhurave të shkojë tek ulja e borxhit. Kjo pritet të shihet se si do menaxhohen financat publike”.

https://youtu.be/VmAumuOL9EE?list=UUO-B2zbHROkxpMLjwQX6C8A

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani