Rama: Pas dekretimit të qeverisë do të shkoj në SHBA dhe do të kthehem me lajm domethënës për FA

Rama: Pas dekretimit të qeverisë do të shkoj në SHBA dhe do të kthehem me lajm domethënës për FA
Kryeministri Edi Rama njoftoi se pas dekretimit të qeverisë do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Nga foltorja e Kuvendit teksa prezantoi programin qeverisës, kreu i qeverisë tha se do të kthehet prej andej me një lajm domethënës për sa i takon bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.
“Mandati i tretë do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit me SHBA në fushën e mbrojtjes, ku baza e NATO-s në Kuçovë do të jetë njëri nga shembujt e një epoke tjetër të aleancës sonë strategjike me miqtë amerikanë. Pas dekretimit të qeverisë do të shkojmë në SHBA për Asamblenë e OKB dhe me ministrin e Mbrojtjes dhe do të kthehemi me lajm domethënës për të ardhmen e Forcave të Armatosura. U kemi kërkuar aleatëve tanë transformimin e Akademisë sonë të Mbrojtjes në Akademi Ekselence në partneritet të drejtpërdrejt me ta dhe do të këmbëngulin për të marrë një PO zyrtare që shkollimi i tyre të bëhet në kushtet e ekselencës si në SHBA”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri e vuri theksin edhe te revolucioni digjital për sigurinë e kufijve, territorit dhe qarkullimin rrugor.
“Do të jetë mandat i shtrirjes së revolucionit digjital për sigurinë e kufijve, luftë skundër krimit, territorit dhe sigurisë së qarkullimit rrugor.
“Rezultat e policisë janë shembullore, por të pamjaftueshëm për ambicien tonë. Krahas digjitalizimit të policisë për të monitoruar territorin dhe grupet kriminale, ne do të thellojmë reformimin e policisë së Shtetit për të fuqizuar Akademinë e policisë për të ngritur rrjetin e inteligjencës në polici dhe motivimin e pagave”.