Reforma në Drejtësi, Rama: Kush ka llogari të hapura me ligjin, nuk fle më i qetë

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 17:42
rama2 1 1024x576

Reforma në Drejtësi, Rama: Kush ka llogari të hapura me ligjin, nuk fle më i qetë

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 17:42

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të gjatë në Kuvend, komentoi edhe Reformën në Drejtësi. Sipas tij, nëse dikush nga qeveria do të duhet të dalë përpara drejtësisë, do të mbrohet i vetëm.

“Asnjë nga 74 të mandatuarit nuk do e përdorë mandatin për të mbrojtur këdoqoftë nga akuzat e drejtësisë. Kushdo në ekzekutiv, në këtë sallë apo pushtet vendor, do të mbrohet vetë. E besojmë Reformën në Drejtësi, me vetëdijen se rezultatet nuk vijnë as lehtë dhe as shpejt. Të ndërtosh nga e para një proces gjyqësor duhet një operacion rrënjësor, i gjatë, përballë një sfide që duket e pamundur. Ndaj, sa herë e humbasim durimin, le të kujtohemi se nuk kishte as tunel, por një terr të plotë ku çekiçi bënte kërdinë dhe pandëshkueshmëria legenoste Shqipërinë. Sot, organet e reja të drejtësisë u kanë dalë nga duart edhe politikës edhe krimit, askush me llogari të hapura me ligjin nuk fle më i qetë”, theksoi kryeministri.

Sipas Ramës, “kundërofensiva për të ndalur Reformën në Drejtësi ka ndaluar dhe frymëzuesit e saj janë sot figurat më të diskretituara të Shqipërisë”.