Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Salla plot dhe ovacione, gjithçka gati për “Foltoren” e Berishës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 18:03 | Politikë

Disa dhjetëra persona janë mbledhur në Hotel Rogner duke pritur daljen e Sali Berishës në atë që e ka quajtur “Foltore për një Parti Demokratike më të bashkuar”.

Seria e takimeve të ish-kryetarit të PD me bazën nis nga Tirana, pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Salla ku do të zhvillohet takimi është mbushur plot me mbështetës të ish-kryeministrit. Pas Tiranës, turi i bisedimeve do të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Berisha e quajti “një Pazar të fëlliqur” mes Bashës dhe Ramës, vendimin e kreut të PD për përjashtimin e tij, që erdhi pas këmbënguljes së ambasadores amerikane Yuri Kim.

Një ditë më parë, kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka kërkuar thirrjen e një referendumi brenda Partisë Demokratike, për t’i dhënë mundësinë anëtarësisë që të shprehet në lidhje me vendimin e Bashës.

Firmëtarët e quajnë vendimin në shkelje të plotë të statutit, parimeve dhe vlerave të PD-së. Kryesia e FRPD-së paralajmëron mbi rrezikun që vendimi për të përjashtuar Berishën mbart për përçarjen e thellë dhe të parikuperueshme të partisë.

Për këtë arsye, kërkohet që vendimi t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e Partisë, si e vetmja rrugë për të ruajtur unitetin e Partisë Demokratike. Mes 30 firmëtarëve, bie në sy mungesa e emrit të kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani